Vazhdon mandati i Petrit Ajetit në krye të AKI-së për edhe 5 vite
Vazhdon mandati i Petrit Ajetit në krye të AKI-së për edhe 5 vite
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e mandatit të Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe për pesë vite të tjera. Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim reflekton besimin institucional në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend. Gjatë takimit, krerët shtetërorë e falënderuan Ajetin për punën e tij të deritanishme dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar, duke vlerësuar rolin e tij në avancimin e kapaciteteve të AKI-së. — Dragash Info