Lokale

“Hidroregjioni Jugor” paralajmëron për turbullirë të ujit në Dragash – kërkohet të mos përdoret për pije

27.08.2026. 1 min čitanja

  KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës, uji nga Radesha, i cili furnizon qytetin e Dragashit, është përballur me nivel të lartë turbullire.   Sipas kompanisë, për shkak të turbullirës së madhe, uji nuk ka mundur të pastrohet tërësisht përmes filtrave në objektin filtrues.   “Hidroregjioni Jugor” bën të ditur se situata tashmë është stabilizuar, por uji vazhdon të ketë turbullirë. Për këtë arsye, konsumatorëve u bëhet thirrje që, deri në pastrimin e plotë të ujit dhe një njoftim të ri, të mos e përdorin ujin për pije.   Kompania ka kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga konsumatorët, duke theksuar se do të njoftojë për gjendjen e furnizimit sapo uji të jetë i përshtatshëm për përdorim.