Rreshteri Gëzim Millaku rikthehet në detyrë pas suspendimit, Policia konfirmon ndërprerjen e masës
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Gëzim Millaku, është rikthyer në detyrë pas përfundimit të masës së suspendimit që ishte shqiptuar muajin e kaluar në kuadër të një procedure hetimore. Millaku ishte suspenduar në lidhje me hetimet për një incident të raportuar vitin e kaluar, ku pretendohej se kishte ndodhur një përplasje mes eskortës së kryeministrit Albin Kurti dhe veturës së Sami Lushtaku. Fillimisht ishte raportuar se ndaj rreshterit ekzistonin dyshime për ndryshimin e një deklarate që lidhej me këtë rast. Megjithatë, pas hetimeve të zhvilluara nga institucionet kompetente, procedura e suspendimit është ndërprerë. Lajmin për rikthimin e tij në detyrë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se masa e suspendimit është ndërprerë më 2 korrik 2026. Sipas njoftimit zyrtar, Gëzim Millaku tashmë ka rifilluar punën në Policinë e Kosovës. /Dragash Info/