Defektet në ujësjellësin e ri lënë pa ujë banorët e Breznës
Banorët e fshatit Brezne po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm si pasojë e defekteve të vazhdueshme në gypin transportues të ujësjellësit të ri. KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se mirëmbajtja e këtij ujësjellësi nuk është në kompetencën e saj, duke sqaruar se problemet teknike po trajtohen nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe sanimin e defekteve. Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet janë duke punuar për eliminimin e defekteve, ndërsa furnizimi me ujë për banorët e Breznes pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve. KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e situatës. Burimi: KRU “Hidroregjioni Jugor” /Dragash Info/