Lokale

Fisnik Sinani merr titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë

07.07.2026. 2 min čitanja

Opojani Fisnik Sinani merr titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë   Një sukses i rëndësishëm akademik vjen nga Opoja. Dr. Fisnik (Rafet) Sinani nga fshati Zgatar ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë.   Më 6 korrik 2026, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “SS. Cyril and Methodius”në Maqedoninë e Veriut, ai mbrojti me sukses temën e doktoratës me titull “Ndikimi i infeksioneve cerviko-vaginale në lindjen e parakohshme”.   Dr. Sinani ka përfunduar studimet e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në vitin 2022. Aktualisht është mjek specialist në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, ku ushtron profesionin si gjinekolog-obstetër, si dhe vepron edhe në ordinancën e tij private.   Ai është anëtar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, autor dhe bashkautor i disa punimeve shkencore dhe pjesëmarrës në konferenca e kongrese shkencore brenda dhe jashtë vendit.   Pas mbrojtjes së doktoratës, dr. Fisnik Sinani u shpreh se ky është një nga momentet më të rëndësishme të rrugëtimit të tij akademik dhe falënderoi familjen, mentorët, kolegët e miqtë për mbështetjen e vazhdueshme. Ai theksoi se doktorata nuk është fundi i rrugëtimit, por fillimi i një kapitulli të ri në shërbim të kërkimit shkencor dhe mjekësisë.   Në një prononcim, ai tha se këtë sukses ia dedikon babait të tij, dr. Rafet Sinani, gjinekolog-obstetër me përvojë shumëvjeçare, duke e cilësuar si frymëzimin dhe mbështetjen më të madhe në rrugën e tij drejt dijes.   Ky sukses përbën një krenari për familjen Sinani, për fshatin Zgatar, Opojën, komunën e Sharrit dhe mbarë rajonin.   Urime dr. Fisnik Sinanit për këtë arritje të rëndësishme akademike dhe profesionale! width= width= width= width= /Dragash Info/