Botë

Garda e Vuçiqit: Mediat serbe raportojnë se snajperisti nga Leposaviqi është roje e Zvonko Veselinoviqit

05.07.2026. 2 min čitanja

Mediat në Serbi kanë publikuar raportime të reja që lidhin pjesëtarë të forcave speciale serbe me figura të njohura nga veriu i Kosovës.   Sipas raportimit të medias serbe N1, Nikolla Millutinoviq nga Leposaviqi, i njohur pasi fitoi ritin tradicional ortodoks të kapjes së kryqit në Liqenin e Ujmanit në janar të vitit 2021, aktualisht është pjesëtar i Xhandarmërisë serbe dhe shërben si roje personale e Zvonko Veselinoviqit.   Në të njëjtin raport përmendet edhe Negjeljko Gole, pjesëtar i njësisë speciale SAJ të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili po ashtu dyshohet se është i angazhuar në sigurimin e Veselinoviqit.   Ndërkohë, mediat rikujtojnë edhe rastin e Milan Radojçiqit, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar më herët se Radojçiq nuk po ndiqet për krime, por për arsye politike.   Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO prej vitesh u kanë bërë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime penale ndaj përgjegjësve për sulmin në Banjskë.   Sipas raportimeve të mediave serbe, disa prej personave të përmendur vazhdojnë të qëndrojnë në Serbi dhe dyshohet se janë të angazhuar në strukturat e sigurisë që ofrojnë mbrojtje të afërt për figura të rëndësishme, në një periudhë kur Serbia po përballet me protesta të vazhdueshme studentore.   Burimi: N1 Serbia   / Dragash Info/