Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet deri më 7 gusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, duke përmbyllur zyrtarisht procesin zgjedhor dhe duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja. Sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të, legjislatura e re e Kuvendit duhet të konstituohet jo më vonë se 7 gushti. Brenda këtij afati duhet të përfundojnë të gjitha procedurat kushtetuese, përfshirë verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Pas certifikimit të rezultateve, përbërja e Kuvendit është: me 53 mandate, me 22, me 18, me 7 mandate, ndërsa 20 ulëset e rezervuara u takojnë përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë. Konstituimi i Kuvendit do t’i hapë rrugë mandatimit të kandidatit për kryeministër dhe formimit të Qeverisë së re. Ndërkohë, nga dita e konstituimit të Kuvendit fillon edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. /Dragash Info/