Botë

Rutte konfirmon: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë

08.07.2026. 1 min čitanja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, ka konfirmuar se Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbahet në vitin 2027, do të zhvillohet në Tiranë.   Konfirmimi erdhi gjatë një konference për media në Ankara, pas punimeve të samitit të Aleancës, ku u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë euroatlantike, investimet në mbrojtje dhe sfidat e sigurisë.   Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi këtë një moment historik, duke theksuar se do të jetë hera e parë që Shqipëria pret një Samit të NATO-s që nga anëtarësimi në Aleancë.   Rama reagoi edhe ndaj zërave që kishin vënë në dyshim mbajtjen e samitit në Tiranë, duke deklaruar se “Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.”  /Dragash Info/