Sport

KF Liria reagon ndaj anulimit të golit në ndeshjen me Vushtrrinë

09.03.2026. 2 min čitanja

KF Liria reagon ndaj anulimit të golit në ndeshjen me Vushtrrinë

KF Liria ka reaguar zyrtarisht pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Vushtrria, duke shprehur pakënaqësi për anulimin e një goli të shënuar nga lojtari Dijar Nikqi. Sipas reagimit të klubit prizrenas, goli i Nikqit u anulua nga gjyqtari Rrezart Hasani me arsyetimin për faull, ndonëse – sipas klubit – nga pamjet shihet se nuk kishte faull nga lojtari i Lirisë, përkundrazi kontakti ishte ndaj tij. Klubi thekson se nëse goli nuk do të pranohej, atëherë situata duhej të ndëshkohej me penallti në favor të tyre. Sipas deklaratës së klubit, edhe pse në këtë ndeshje ishte në funksion VAR-i, me gjyqtarin Ilir Mehmeti, është marrë një vendim që – sipas tyre – ngre shumë dyshime dhe dëmton besimin në drejtësinë sportive. Nga KF Liria kanë bërë të ditur se nuk do të heshtin përballë padrejtësive të tilla dhe se do të kërkojnë sqarim për vendimin e marrë gjatë ndeshjes. — Dragash Info