Elvaris Šupjla ftohet në Përfaqësuesen U21 të Kosovës për Lojërat Mesdhetare
Futbollisti i ri i klubit italian Cavese 1919, Elvaris Šupjla, ka marrë ftesë zyrtare nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për t’iu bashkuar Përfaqësueses U21 të Kosovës në Lojërat Mesdhetare 2026, të cilat do të zhvillohen në Taranto të Italisë. Sipas ftesës zyrtare të FFK-së, drejtuar klubit të tij Cavese 1919, Përfaqësuesja U21 e Kosovës do të garojë në grup së bashku me Italinë, Shqipërinë dhe Algjerinë. Përgatitjet e Përfaqësueses do të nisin më 18 gusht 2026, ndërsa Šupjla pritet të qëndrojë me ekipin deri më 3 shtator 2026. FFK i ka kërkuar klubit Cavese 1919 që t’ia mundësojë futbollistit bashkimin me grumbullimin e Përfaqësueses, duke sqaruar se ndeshjet e Lojërave Mesdhetare zhvillohen jashtë kalendarit zyrtar ndërkombëtar të FIFA-s. Për këtë arsye, lirimi i futbollistit nga obligimet e klubit kërkon edhe miratimin e Cavese 1919. Ftesa për Përfaqësuesen U21 të Kosovës përbën një tjetër vlerësim për Elvaris Šupjlën, duke konfirmuar progresin e tij në futboll dhe besimin që stafi profesional i Përfaqësueses ka tek ai. Në fazën e grupeve të Lojërave Mesdhetare 2026, Kosova do të përballet me Italinë, Shqipërinë dhe Algjerinë. 🇽🇰 Urime Elvaris dhe suksese me Përfaqësuesen e Kosovës U21! 