Behar Rifaj bëhet pjesë e Socca Kosovës, do ta përfaqësojë Kosovën me fanellën nr. 16
🇽🇰 Behar Rifaj bëhet pjesë e Socca Kosovës, do ta përfaqësojë Kosovën me fanellën nr. 16 Behar Rifaj është prezantuar zyrtarisht si pjesë e ekipit përfaqësues të Socca Kosovës. Futbollisti, i cili do të mbajë fanellën me numrin 16, i bashkohet ekipit pas një sezoni të suksesshëm në futsall. Rifaj është fitues i Ligës së Dytë të Futsallit të Kosovës, duke siguruar edhe inkuadrimin në Superligë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka krijuar përvojë edhe në futbollin e madh të Kosovës. Në prezantimin zyrtar, Socca Kosova e ka vlerësuar për disiplinën, përkushtimin dhe mentalitetin fitues të Rifajt, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar për ekipin në garat e ardhshme. “Me disiplinën dhe mentalitetin e tij fitues, Behar do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë në rrugëtimin drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e Socca Kosovës. Rifaj është prezantuar me mesazhin “Së bashku për Kosovën!”, duke shprehur përkushtimin e tij për ta përfaqësuar me krenari Kosovën në arenën ndërkombëtare. 🇽🇰⚽ Behar Rifaj – nr. 16. Suksese në rrugëtimin e ri me Socca Kosovën! 🇽🇰