Burim Piraj: “Qyteza e Sharrit po mbetet pa ujë, dështim total i qeverisjes lokale”
Burim Piraj, pronar i kompanisë MEKA, ka reaguar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm në qytezën e Sharrit. Sipas tij, qyteza e Sharrit nuk është përballur më parë me probleme të tilla në furnizimin me ujë, ndërsa këtë vit, pas inaugurimit të fabrikës së re për përpunimin e ujit dhe kyçjes së shumë fshatrave në rrjet, banorët e qytezës po mbesin pa furnizim. Piraj thekson se lidhja e fshatrave ka qenë një zgjidhje e mirë për sigurimin e ujit të pijshëm, por shpreh shqetësimin se qendra e qytetit po përballet me mungesa të vazhdueshme. “Paramendoni si është jeta në banesa pa ujë. Paramendoni kur një turist i huaj vjen për vizitë në Sharr dhe nuk ka ujë në banjo. Kjo është një situatë e papranueshme dhe një dështim total i qeverisjes lokale”, është shprehur ai. Në fund të reagimit të tij, Piraj ka cituar edhe një shprehje popullore: “Na qitën faqen e zezë.”