Lokale

Kosova mposht Serbinë në golf dhe siguron finalen kundër Shqipërisë

06.08.2026. 1 min čitanja

🏌️‍♂️ Fitore historike! Kosova mposht Serbinë në golf dhe siguron finalen kundër Shqipërisë   Kosova ka arritur një fitore historike në arenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2:1 në kuadër të European Team Shield Championship 2026, gara e tretë më e fortë amatore në Evropë.   Turneu po zhvillohet në Maltë me pjesëmarrjen e 14 shteteve, ndërsa kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian Ekipor të Golfit, të organizuar nga.   Me këtë fitore të madhe, reprezentacioni i Kosovës ka siguruar finalen, ku të shtunën do të përballet me Shqipërinë në një duel mbarëshqiptar për trofeun.   Federata e Golfit të Kosovës e cilësoi këtë sukses si një fitore të merituar dhe plot karakter, duke vlerësuar përkushtimin, disiplinën dhe shpirtin luftarak të ekipit.   Urime Kosovës dhe suksese në finalen ndaj Shqipërisë! 🇽🇰🏆🇦🇱