Gjenerali në pension i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në largim të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ditë më parë tha se “herët a vonë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Lama e sfidoi publikisht Daçiqin, duke shprehur dëshirën që ai të tentojë të vijë në Prizren për ta realizuar deklaratën e tij. “Do të doja të nisej Daçiqi me ardhë në Prizren. Do kisha shumë dëshirë, sa jam gjallë unë, të niset ai, veç ta shoh si do ta nguli atë flamur”, deklaroi Lama. I pyetur nëse bëhej fjalë për një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj zyrtarit serb, gjenerali në pension u përgjigj: “Absolutisht po”. Gjatë intervistës, Lama foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar rëndësinë e saj në zhvillimet e ardhshme. Deklaratat e tij vijnë në përgjigje të retorikës së Daçiqit lidhur me Prizrenin, duke rikthyer në vëmendje tensionet politike dhe deklaratat nacionaliste që lidhen me Kosovën. — Dragash Info
Gjenerali Kudusi Lama sfidon Daçiqin: “Do të doja të nisej për në Prizren sa jam gjallë unë”
Gjenerali në pension i ushtrisë shqiptare, Kudusi Lama, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në largim të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ditë më parë tha se “herët a vonë, flamuri serb…




