Botë

Komandantët e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë në FSK, diskutohet për ushtrime të përbashkëta

Shtator 29, 2026 1 minutë leximi

  Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim drejtuesit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë.   Sipas FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet forcave,…

FB_IMG_1790705652719

  Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim drejtuesit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë.   Sipas FSK-së, në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet forcave, shkëmbimin e përvojave profesionale, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e operacioneve speciale.   Temë e diskutimit ka qenë edhe rëndësia e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, me fokus edhe në ushtrimin “Valor Shield 2026”.   Jashari ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë.