Qendrore

“Mos na qitni hi syve!”, Çitaku i reagon ambasadorit britanik për deklaratën për Hagën

Shtator 29, 2026 2 minuta leximi

  Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratën e tij për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.   Hargreaves ka deklaruar se dënimet ndaj…

FB_IMG_1790705398286

  Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, lidhur me deklaratën e tij për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.   Hargreaves ka deklaruar se dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë të bëjnë me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme dhe se ato nuk e gjykojnë shtetësinë apo sovranitetin e Kosovës.   Çitaku e ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke pretenduar se Hargreaves nuk e ka lexuar aktakuzën dhe nuk e ka përcjellë në tërësi procesin gjyqësor dhe aktgjykimin.   Sipas saj, thelbi i çështjes qëndron te përdorimi i konceptit të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” në procesin gjyqësor.   “Ky është thelbi. Kjo është pesha e këtij vendimi. Dhe këtë nuk mund ta mbuloni me një fjali diplomatike”, ka shkruar Çitaku.   Ajo ka kundërshtuar gjithashtu mënyrën e trajtimit të vendimit, duke thënë se nuk do të pranojë që lufta e UÇK-së për liri të përshkruhet me “gjuhën e kriminalitetit”.   Reagimin e saj, Çitaku e ka përmbyllur me mesazhin: “Jo në emrin tim.”