Dragash – Katër persona, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar në Dragash nën dyshimin se janë përfshirë në një rast që lidhet me veprat penale “Dhunim” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur më 10 shtator 2026. Me vendim të prokurorit, viktima e rastit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Ndërkohë, katër të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave apo rrethanat e rastit. Hetimet janë duke vazhduar nga organet kompetente për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësinë individuale të personave të dyshuar. Dragash Info do të përcjellë zhvillimet e mëtejshme bazuar në informacionet zyrtare të institucioneve kompetente.
Katër persona arrestohen në Dragash nën dyshimin për dhunim dhe materiale të shfrytëzimit seksual
Dragash – Katër persona, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar në Dragash nën dyshimin se janë përfshirë në një rast që lidhet me veprat penale “Dhunim” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit…




