Lokale

Artan Loshaj: Banorët e Dragashit nuk mund të ndëshkohen çdo ditë për dështimet në menaxhimin e ujit

08.08.2026. 3 min čitanja

  Dragash, 8 gusht 2026 – Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Dragashit, Artan Loshaj, ka reaguar ashpër lidhur me reduktimet dhe ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm në qytezën e Dragashit.   Loshaj ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj kryetarit të Komunës, duke ngritur edhe çështjen e kamerave të sigurisë të vendosura në qytet.   «“Ku janë kamerat, kryetar? Apo ato funksionojnë vetëm në kohë fushate?”, ka shkruar Loshaj.»   Sipas tij, situata me furnizimin me ujë është rezultat i keqmenaxhimit dhe jo domosdoshmërisht i mungesës së ujit.   «“Seriozisht e keni tepruar me këtë reduktim të ujit, një problem që është krijuar nga keqmenaxhimi dhe kokëfortësia juaj dhe jo nga mungesa e ujit. Arsyetimet se ka mungesë uji janë të kota”, ka deklaruar ai.»   Loshaj ka kërkuar që furnizimi me ujë në qytezën e Dragashit të rikthehet urgjentisht në normalitet, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të përballen çdo ditë me pasojat e problemeve në menaxhimin e këtij shërbimi.   “Banorët e qytezës së Dragashit nuk mund të ndëshkohen çdo ditë për dështimet tuaja. Në emër të qytetarëve ju kërkojmë të ndalni urgjentisht këtë sjellje arrogante dhe të riktheni furnizimin normal me ujë”, është shprehur Loshaj.   Ai ka bërë thirrje edhe për reagim institucional dhe mediatik, duke kërkuar nga mediat lokale dhe ato në nivel vendi që të mos heshtin përballë situatës.   «“Mungesa e ujit pa nevojë është një problem jetik”, ka theksuar ai.»   Në reagimin e tij, asambleisti i PDK-së ka kërkuar gjithashtu nga institucionet shtetërore dhe ministritë përgjegjëse që të hetojnë shkaqet e situatës me furnizimin me ujë dhe të ndërmarrin masa konkrete.   Në fund, Loshaj ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj udhëheqjes komunale, duke thënë se qytetarët meritojnë rikthimin e furnizimit me ujë dhe jo “neglizhencë dhe heshtje”.   “Turpi ka emër”, ka përfunduar reagimin e tij Artan Loshaj, asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Dragashit.