Milot Qafleshi pranë zyrtarizimit te Shkolla e Futbollit Suhareka
Një zhvillim i rëndësishëm pritet të ndodhë në futbollin e të rinjve në Suharekë. Sipas informacioneve të siguruara, Milot Qafleshi është shumë pranë zyrtarizimit si pjesë e Shkollës së Futbollit Suhareka. Angazhimi i tij pritet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të talenteve të rinj dhe në avancimin e punës me grupmoshat e reja. Zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim, ndërsa ky zhvillim ka zgjuar interes të madh te sportdashësit dhe komuniteti sportiv në Suharekë. Media jonë do t’ju mbajë të informuar me të gjitha detajet sapo të publikohet njoftimi zyrtar. / Dragash Info /