Lokale

Kryesia e fshatit Rrenc: Anulohet projekti për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte, fondet do të investohen në zgjerimin e rrugës

14.07.2026. 2 min čitanja

ANULOHET PROJEKTI PËR DEPONINË E MBETURINAVE INERTE NË RRRENC, KRYESIA E FSHATIT JEP DETAJE width= width= Kryesia e fshatit Rrenc ka njoftuar se është anuluar projekti për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte në territorin e fshatit.   Në një deklaratë të përbashkët, Kryesia thekson se vendimi erdhi pas angazhimit të saj dhe mbështetjes së gjerë të banorëve dhe qytetarëve, duke e cilësuar këtë si një arritje të përbashkët.   Në deklaratë shprehet falënderim për kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, për vendimin e marrë për anulimin e projektit në lokalitetin e fshatit Rrenc.   Po ashtu, Kryesia falënderon të gjithë qytetarët dhe akterët që kontribuuan në këtë proces, ndërsa bën të ditur se, sipas njoftimit, mjetet e planifikuara për këtë projekt do të orientohen për zgjerimin e rrugës së fshatit Rrenc.   Në fund, Kryesia e fshatit rithekson përkushtimin për të vazhduar angazhimin në mbrojtjen e interesit publik dhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve.   Deklarata është nënshkruar nga kryetari i fshatit, Adrian (Y) Skeraj.