Lokale

Hapet thirrja për subvencione 2026, Komuna e Dragashit fton fermerët të aplikojnë

22.06.2026. 2 min čitanja

Dragash, 22 qershor 2026 – Drejtoria për Bujqësi, Pylltari, Inspeksion, Turizëm dhe Zhvillim Rural e Komunës së Dragashit ka njoftuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte (Subvencioneve) për vitin 2026.   Përmes këtij njoftimi, ftohen të gjithë fermerët e Komunës së Dragashit që të aplikojnë për mbështetje financiare në sektorët përkatës, sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara nga MBPZHR.   Sipas njoftimit zyrtar, afati për aplikim është nga 22 qershori 2026 deri më 21 korrik 2026.   Autoritetet komunale u bëjnë thirrje fermerëve që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të përfitojnë nga masat mbështetëse të Programit të Pagesave Direkte.   Për informata shtesë, fermerët mund të drejtohen në Zyrën për Bujqësi pranë Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari, Inspeksion, Turizëm dhe Zhvillim Rural në Komunën e Dragashit, si dhe të informohen përmes institucioneve përgjegjëse.   Programi i subvencioneve synon të mbështesë zhvillimin e sektorit bujqësor, rritjen e prodhimit vendor dhe përmirësimin e kushteve për fermerët në të gjithë vendin.   /Dragash Info/