Qendrore

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve

22.06.2026. 2 min čitanja

  Prishtinë, 22 qershor 2026 – Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që po shpërndahen përmes SMS-ve, duke pretenduar rrejshëm se janë dërguar nga institucionet e Republikës së Kosovës.   Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar një mesazh i ri mashtrues që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i nxit ata të klikojnë në linqe të ndryshme për të kryer pagesa ose për të dhënë të dhëna personale.   Policia thekson se këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe u bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna bankare apo personale dhe të mos hapin faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.   Autoritetet rekomandojnë që në rast të pranimit të mesazheve të tilla, qytetarët t’i fshijnë menjëherë, t’i raportojnë tek organet përkatëse dhe të kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë ndonjë informacion financiar.   Policia e Kosovës fton qytetarët që rastet e dyshimta t’i raportojnë përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.   Institucioni i sigurisë apelon për vigjilencë të vazhdueshme ndaj mashtrimeve online, të cilat po shfaqen gjithnjë e më shpesh në forma të ndryshme.   /Dragash Info/