Lokale

Mungesa e ujit në Dragash: Problemi zgjidhet apo vetëm zhvendoset?

12.08.2026. 2 min čitanja

    Disa vendbanime të Komunës së Dragashit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm dhe ujit për nevoja higjienike. Pas protestave të qytetarëve, furnizimi duket se është rikthyer në disa zona, ndërsa ndërprerjet janë raportuar në vendbanime të tjera.   Rasti i Bellobradit, ku një pjesë e fshatit ka mbetur pa ujë, ngre pikëpyetje nëse problemi po zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme apo vetëm po zhvendoset nga një vendbanim në tjetrin.   Siç thuhet në popull: “Prej veshët arnojë bethët!”   Pak ditë para zgjedhjeve lokale, projekti i furnizimit me ujë nga lumi i Radeshës u promovua si zgjidhje përfundimtare për furnizimin e 15 fshatrave. Megjithatë, banorët vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm.   Qytetarët nuk kërkojnë më premtime, por furnizim të rregullt dhe zgjidhje të qëndrueshme.   Institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjigje të qarta dhe të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e problemit.   Kryetar, qytetarët presin ujë – jo premtime.   ✍️ Shkruar nga: Muharrem Qafleshi   Burimi: Opoja Piktoreske