Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës
Dragash, 24 qershor 2026 – Policia e Kosovës ka raportuar një rast të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike në territorin e komunës së Dragashit. Sipas njoftimit policor, gjatë një kontrolli të një automjeti me targa vendore, në të cilin ndodheshin dy persona meshkuj kosovarë, pasagjeri ka hedhur nga dritarja e veturës një sasi të dyshuar të substancës narkotike. Pas verifikimit dhe matjes së substancës së konfiskuar, është konstatuar se bëhet fjalë për 5.39 gramë marihuanë. Policia ka sekuestruar substancën e dyshuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe vazhdon në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë. Burimi: Policia e Kosovës /Dragash Info/