Botë

Bardhyl Mahmuti kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: “Kusht i domosdoshëm për të shmangur padrejtësinë”

04.07.2026. 2 min čitanja

    Ish-diplomati dhe publicisti Bardhyl Mahmuti ka bërë thirrje që Kuvendi i ri i Kosovës të ndërmarrë nismë për zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të shmangur, sipas tij, padrejtësitë ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.   Mahmuti thekson se, në kohën kur pritet konstituimi i institucioneve të reja pas zgjedhjeve, partitë politike duhet të lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen në një konsensus për këtë çështje.   Sipas tij, Kuvendi i Kosovës, si institucioni që ka themeluar Dhomat e Specializuara, duhet të marrë vendim për zhbërjen e tyre dhe të shpallë të papranueshme vendimet që, sipas pretendimeve të tij, janë ndikuar politikisht.   Mahmuti shprehet se një konsensus i tillë do të mund të ndikonte edhe në fatin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa paralajmëron se, në të kundërtën, pakënaqësia qytetare mund të rritet.   Deklarata është bërë publike përmes një reagimi të Bardhyl Mahmutit.   /Dragash Info/