Lokale

QKMF “Adem Berisha” në Dragash hap Këshillimoren për Pacientët me Sëmundje Kronike

04.07.2026. 2 min čitanja

Dragash – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Adem Berisha”në Dragash ka njoftuar se nga dita e sotme është funksionalizuar plotësisht Dhoma e Këshillimores për Pacientët me Sëmundje Kronike.   Pas përfundimit të përgatitjeve teknike, pajisjes së hapësirës dhe trajnimit të stafit shëndetësor, këshillimorja ka nisur ofrimin e shërbimeve çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 13:00.   Ky shërbim është realizuar falë një investimi të bërë nga programi Accessible Quality Health (AQH), në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, me synim përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike.   Në kuadër të këshillimores do të ofrohen këshillim individual për pacientët me hipertension arterial, diabet, astmë dhe sëmundje të tjera kronike, edukim për mënyrën e shëndetshme të jetesës, ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, mbështetje për kontrollin e faktorëve të rrezikut dhe parandalimin e komplikimeve, si dhe udhëzime për përdorimin korrekt të barnave.   Po ashtu, pacientëve do t’u ofrohen matje dhe monitorim i parametrave bazë shëndetësorë, përfshirë tensionin arterial, nivelin e glukozës në gjak, peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI) dhe parametra të tjerë sipas nevojës. Këshillimorja do të organizojë edhe aktivitete edukative dhe sesione informuese për pacientët dhe familjarët e tyre.   Nga QKMF “Adem Berisha”u bëhet thirrje të gjithë pacientëve me sëmundje kronike, veçanërisht atyre me hipertension, diabet dhe astmë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim, i cili synon përmirësimin e cilësisë së jetës dhe parandalimin e komplikimeve përmes kujdesit të vazhdueshëm dhe edukimit shëndetësor. width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/