Lokale

AVOKO – Qendra Rinore Dragash organizon trajnim për fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje

18.06.2026. 1 min čitanja

AVOKO – Qendra Rinore Dragash ka mbajtur serinë e parë të trajnimeve për të rinjtë, me fokus në avokimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në proceset vendimmarrëse.   Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë mbi rëndësinë e angazhimit në jetën publike, mënyrat se si të rinjtë mund të ndikojnë në vendimmarrjen lokale, si dhe hapat konkretë për të adresuar nevojat dhe prioritetet e tyre në komunitet.   Ky aktivitet synon të fuqizojë të rinjtë që të jenë më aktivë, më të informuar dhe më të përfshirë në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Dragash.   Aktiviteti është realizuar nga AVOKO – Qendra Rinore Dragash me mbështetjen e European Fund for the Balkans. width= width= width= width= /Dragash Info/