Lokale

Nënshkruhet Memorandumi për mbështetjen e Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Rajonin e Prizrenit

18.06.2026. 2 min čitanja

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të Rajonit të Prizrenit dhe Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Rajonin e Prizrenit.   Ceremonia u organizua nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, me ftesë të ambasadorit Gerard McGurk.   Memorandumi synon sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për funksionimin e rregullt të qendrës, duke mundësuar ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve të strehimit, mbrojtjes dhe mbështetjes për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.   Me këtë marrëveshje, komunat e Rajonit të Prizrenit riafirmojnë përkushtimin e tyre për forcimin e mekanizmave institucionalë në mbrojtje të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë, si dhe për garantimin e shërbimeve të domosdoshme për personat që përballen me dhunë dhe rrethana të vështira sociale.   Pjesëmarrësit vlerësuan se ky memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të një mbështetjeje më të qëndrueshme për gratë dhe fëmijët në nevojë.

width= width=

/Dragash Info/