Alma Salihi, prezanton krijimet e saj në “Muza Fashion Fair 2026” në Tiranë
🎨✨ Dizajnerja nga Dragashi, Alma Salihi, prezanton krijimet e saj në “Muza Fashion Fair 2026” në Tiranë
Alma Salihi nga fshati Brodosanë, treva e Opojës në komunën e Dragashit, ka marrë pjesë në eventin prestigjioz të modës “Muza Fashion Fair 2026”, i mbajtur në Tiranë, ku për tri ditë radhazi u bashkuan artistë, dizajnerë dhe emra të njohur të industrisë së modës nga trojet shqiptare. Përmes një prezantimi plot stil dhe kreativitet, Alma ka ekspozuar krijimet e saj artistike, duke përfaqësuar me krenari Dragashin dhe talentin e të rinjve nga Opoja në një ngjarje që promovon modën, artin dhe inovacionin. Ajo u shpreh se kjo eksperiencë ishte e mbushur me emocione, inspirim dhe motivim për rrugëtimin e saj profesional në industrinë e modës. Pjesëmarrja e saj në një event të tillë konsiderohet një arritje e rëndësishme dhe një shembull frymëzues për të rinjtë e komunës së Dragashit që synojnë të depërtojnë në botën e artit dhe dizajnit.