Lokale

Vizitë mjekësore në SHFMU “Ulina” në Kosavë

19.05.2026. 1 min čitanja

width= width= 🏥📚 Vizitë mjekësore në SHFMU “Ulina” në Kosavë   Në SHFMU “Ulina” në fshatin Kosavë të komunës së Dragashit është realizuar sot një vizitë mjekësore për nxënësit e klasave të para dhe të pesta nga stafi profesionist i QKMF-së.   Nga shkolla kanë shprehur mirënjohje për ekipin shëndetësor për angazhimin dhe iniciativën në kujdesin ndaj shëndetit të nxënësve, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore në mjedisin shkollor.   Sipas përfaqësuesve të shkollës, nxënësit kanë treguar kulturë, edukatë dhe gjendje të mirë shëndetësore, çka është një tregues pozitiv për kujdesin dhe edukimin e tyre.   Ky aktivitet u vlerësua si një bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet institucioneve arsimore dhe atyre shëndetësore në dobi të fëmijëve.   width= width= width=