Zafir Berisha nuk kandidon në zgjedhjet e 7 qershorit, paralajmëron zgjedhje të reja pas tre muajsh
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Berisha ka deklaruar se së fundmi ka pasur disa shqetësime shëndetësore, çka sipas tij ka ndikuar në vendimin për të mos garuar në këto zgjedhje. Ai ka treguar se ka pasur oferta për kandidim, por nuk i ka pranuar, pasi këto zgjedhje i konsideron të panevojshme dhe pa stabilitet politik afatgjatë. “Edhe pse kam pasur oferta s’kam pranu sepse këto zgjedhje i shoh zgjedhje koti. Pas tre muajve do të shkojmë sërish në zgjedhje, sepse numri i analfabetëve politik vazhdon të dominoj ende në Kosovë”, ka deklaruar Berisha për IndeksOnline. Berisha ka qenë deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në zgjedhjet e 28 dhjetorit kishte garuar si kandidat nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). — Dragash Info