Qendrore

Valdete Daka ngre alarmin për sistemin e drejtësisë: “Kur kapet prokuroria, praktikisht e ke kapur shtetin”

24.05.2026. 1 min čitanja

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka shprehur shqetësim serioz lidhur me, siç e quajti ajo, rrezikun e kapjes së sistemit prokurorial në Kosovë.   Duke folur në emisionin “Kallxo Përnime”, Daka deklaroi se qytetarët mund të mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për pasojat që sjell ndërhyrja politike në institucionet e drejtësisë.   > “Nuk e di nëse qytetarët e kuptojnë sa e frikshme është dëshira për kapjen e prokurorisë. Nuk janë të vetëdijshëm që, kur kapet prokuroria e një shteti, praktikisht e ke kapur shtetin,” u shpreh ajo.     Deklarata e Dakës ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, veçanërisht në kohën kur debati për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend. \Dragash Info\