Shfaqen postere të Hashim Thaçit nëpër sheshin e Prishtinës
Qytetarët e kryeqytetit kosovar u befasuan me shfaqjen e disa posterave të mëdha me figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi, të vendosura në zona qendrore të Prishtinës, veçanërisht rreth sheshit “Skënderbeu” dhe rrugëve përreth. Në posterat e printuara me ngjyra të forta, Hashim Thaçi paraqitet me uniformë ushtarake, me sfond ku duken elemente të UÇK-së dhe flamuj kombëtarë. Teksti kryesor në hafishe është “ME TY GJITHMONË”, një mesazh emocional që duket se i referohet lidhjes së tij të ngushtë me luftën çlirimtare dhe popullin kosovar. Në pjesën e sipërme të posterit duket edhe stema zyrtare e UÇK-së me shqiponjën dykrenore dhe mbishkrimin “UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës”/DRAGASH INFO/