Lokale

𝗧𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶 𝗶 “𝗳𝘂𝗿𝗿u𝗻𝘅𝗵𝗶𝘂𝘁” dhe paradokset e pushtetit lokal në Dragash

23.05.2026. 1 min čitanja

  Vizita studimore e realizuar më 16 maj 2025 vazhdon të ngjallë reagime dhe debat publik lidhur me mënyrën e menaxhimit të parasë publike në Komunën e Dragashit.   Një nga rastet më të përfolura mbetet tenderi mbi 22 mijë euro për organizimin e kësaj vizite, i fituar nga një kompani e bukës dhe ëmbëlsirave, rast që u komentua gjerësisht nga qytetarët si paradoks institucional dhe shembull i mungesës së standardeve serioze në procedurat tenderuese.   Qeverisja lokale e asaj kohe, por edhe vazhdimësia e saj politike në mandatin aktual, është përballur shpesh me kritika për mënyrën e vendimmarrjes dhe përdorimin e buxhetit publik.   Megjithatë, historia politike ka dëshmuar se pushteti nuk është i përhershëm, ndërsa çdo vendim institucional mbetet subjekt i gjykimit publik dhe ligjor.   Mbetet të shihet nëse institucionet e drejtësisë do të trajtojnë një ditë me seriozitet të plotë të gjitha dyshimet dhe pretendimet për keqpërdorime të posteve publike. width= — Dragash Info