Lokale

Uran Halimi akuzon Kryetarin Xheladini për politizimin e faqes zyrtare të Komunës së Dragashit

29.06.2026. 1 min čitanja

width= Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE në Kuvendin Komunal të Dragashit dhe ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal, Uran Halimi, ka reaguar me akuza ndaj Kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini, duke e akuzuar atë për përdorimin e institucioneve komunale për qëllime politike.   Sipas Halimit, kryetari dhe vartësit e tij “e kanë vendosur komunën në funksion të partisë”dhe po e shfrytëzojnë faqen zyrtare të komunës për të publikuar reagime politike kundër Lëvizja VETËVENDOSJE!.   Në reagimin e tij, Halimi shkruan:   > “Kryetar, e kotë është se ka fillu mos me të dhezë propaganda. Qytetarët e kanë kuptu që qeverisja jote është e dëmshme për ta dhe edhe ti e din që ky është fillimi i fundit tuaj politik.”      Ky reagim vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes pushtetit lokal dhe opozitës në Komunën e Dragashit.   /Dragash Info/