Tradita e Opojës jehon në festivalin “Hasi Jehon”, SHKA “Bresana” rrëmben vëmendjen e publikut
Trashëgimia kulturore e Opojës po vazhdon të prezantohet me dinjitet dhe krenari në festivalin tradicional “Hasi Jehon”, ku sonte është ndjerë fuqishëm jehona e zakoneve, dokeve dhe folklorit burimor të kësaj treve. Shoqëria Kulturo-Artistike “Bresana” ka qenë ndër më të spikaturat në defilenë e natës së dytë të festivalit, duke tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj autentike dhe plot energji. Interpretimi i tyre është pritur me duartrokitje të gjata dhe përkrahje të madhe nga të pranishmit. Atmosfera pritet të kulmojë edhe më tej, pasi rreth orës 19:30 – 20:00, SHKA “Bresana” do të ngjitet në skenën kryesore të festivalit me një program të veçantë artistik, i cili premton të sjellë risi dhe surpriza krahasuar me paraqitjet e mëhershme. Pjesëmarrja e tyre në këtë festival konsiderohet një tjetër dëshmi e gjallë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave tradicionale të Opojës, duke i dhënë një jehonë të veçantë kulturës sonë në skena më të gjera. — Dragash Info