Kulturë

REAGIM PUBLIK: Hamzi Ymeri ngre shqetësime për pjesëmarrjen e SHKA “HAREJA” në festivalin “OPOJA VALLËZON”

26.07.2026. 2 min čitanja

 

Një reagim publik i autorit Hamzi Ymeri ka ngjallur diskutime lidhur me pjesëmarrjen e SHKA “HAREJA”në festivalin tradicional “OPOJA VALLËZON”.   Sipas Ymerit, është shqetësuese që, sa herë një shoqëri e re kulturore synon të prezantohet në skenë, përballet me kundërshtime dhe përpjekje për t’u penguar. Ai shtron pyetjen se përse dikush duhet t’i frikësohet pjesëmarrjes së një shoqërie kulturore, duke theksuar se vlerësimin për cilësinë e një ansambli duhet ta japë publiku dhe jo prapaskenat.   Në reagimin e tij, Ymeri thekson se festivali nuk është pronë e askujt, por një hapësirë e përbashkët për të gjitha shoqëritë që kultivojnë dhe promovojnë traditën. Ai kritikon, sipas tij, dukuritë e xhelozisë, përjashtimit dhe interesave personale, duke kërkuar që në skenën kulturore të mbizotërojnë bashkëpunimi, respekti dhe konkurrenca e ndershme.   Në fund, ai shpreh bindjen se vlerat e vërteta nuk mund të ndalen, duke bërë thirrje që festivali “OPOJA VALLËZON”të jetë një vend ku fitojnë kultura, tradita dhe meritokracia, e jo intrigat dhe përçarjet.   Burimi: Reagim publik i Hamzi Ymerit.