Lokale

Përfundon ndërtimi i urës në fshatin Kosavë të Dragashit

21.07.2026. 2 min čitanja

Ka përfunduar me sukses projekti “Ndërtimi i Urës në fshatin Kosavë, Komuna e Dragashit”, një investim i rëndësishëm që do të përmirësojë infrastrukturën lokale dhe do të lehtësojë qarkullimin për banorët e kësaj zone.   Projekti është financuar përmes bashkëfinancimit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Komuna e Dragashit, në kuadër të Programit për Implementimin e Strategjive Zhvillimore Lokale për Grupet Lokale të Veprimit (Qasja LEADER).   Implementues i projektit ka qenë Grupi Lokal i Veprimit “Bio Sharri”, i cili ka realizuar punimet me sukses, duke sjellë një investim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e lidhjes infrastrukturore dhe lëvizjes së qytetarëve.   Me rastin e përfundimit të projektit, është shprehur mirënjohje për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Komunën e Dragashit, si dhe për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij investimi.   Ura e re pritet të jetë në shërbim të banorëve të fshatit Kosavë dhe të gjithë qytetarëve që do ta përdorin, duke rritur sigurinë dhe duke lehtësuar qarkullimin në këtë pjesë të komunës. width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/