Lokale

Në Shajne u zbulua lapidari për dy dëshmorët e kombit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi

19.07.2026. 2 min čitanja

width= width= width= width= width= width= width= width= width= Shajne, Dragash – Në një ceremoni solemne të mbajtur sot në fshatin Shajne, u zbulua lapidari dhe pllaka përkujtimore kushtuar dy dëshmorëve të kombit, Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.   Ceremonia mblodhi familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, të cilët bënë homazhe dhe nderuan veprën e tyre.   Kryetari i OVL-UÇK-së në Dragash, Emri Neshati, theksoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i lirisë së Kosovës, duke shtuar se Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të vazhdojë të kujdeset që kujtimi dhe vepra e tyre të ruhen brez pas brezi.   Ndërkaq, Filiz Mustafa ndau kujtime dhe rrëfime emocionale nga jeta e dy dëshmorëve, duke i cilësuar ata si simbol të guximit, atdhedashurisë dhe përkushtimit të palëkundur ndaj atdheut.   Pjesë e programit ishin edhe aktivitetet kulturore-artistike, ku u interpretuan poezi kushtuar dëshmorëve dhe valle tradicionale nga SHKA “Bresana”, duke i dhënë ceremonisë një atmosferë të veçantë nderimi dhe respekti.   Me zbulimin e këtij lapidari, fshati Shajne dhe e gjithë treva e Opojës përjetësuan kujtimin e Fetah Sylejmanit dhe Fisnik Ibrahimit, dy dëshmorëve që mbeten pjesë e historisë së lavdishme të luftës për lirinë e Kosovës.   /Dragash Info/