LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. Në garën zgjedhore nga kjo degë do të kandidojnë Anton Quni, Xhavit Ukaj, Pajtesa Aliu-Krasniqi dhe Fatmir Memaj. Sipas njoftimit të LDK-së në Prizren, kandidatët përfaqësojnë përvojë, vlera dhe përkushtim ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ndërsa gjatë fushatës do të jenë pranë qytetarëve në çdo lagje dhe fshat për të kërkuar mbështetjen e tyre. Po ashtu, është bërë e ditur se kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, do të udhëheqë organizimin zgjedhor në cilësinë e shefit të shtabit, me fokus mobilizimin dhe arritjen e një rezultati sa më të mirë për partinë. Në fund të njoftimit, LDK-ja ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim, duke shprehur besimin në një sukses të ri elektoral në zgjedhjet e ardhshme. — Dragash Info