Banorët e Zgatarit ankohen për dëmtime gjatë punimeve në rrugët lokale
Një mërgimtar nga fshati Zgatar, Aziz Beshiri, ka reaguar publikisht ndaj mënyrës së realizimit të punimeve në rrugët lokale në komunën e Dragashit, duke shprehur shqetësim për dëmtimin e oborreve të shtëpive të pabanuara gjatë ekzekutimit të projekteve. Sipas tij, mungesa e kontrollit ndaj kompanive që kryejnë punimet dhe pakujdesia gjatë realizimit të tyre po shkaktojnë dëme tek pronat private, veçanërisht të familjeve nga mërgata që qëndrojnë vetëm për pak kohë në Kosovë. Ai i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, që të ketë më shumë kujdes dhe mbikëqyrje ndaj kompanive që kontraktohen për realizimin e projekteve infrastrukturore. “Edhe ne që vijmë vetëm disa ditë në Kosovë jemi pjesë e kësaj treve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. — Dragash Info