Qendrore

Filiz Mustafa përfshihet në shpërndarjen e peticionit për Murat Jasharin si president

27.04.2026. 1 min čitanja

Filiz Mustafa përfshihet në shpërndarjen e peticionit për Murat Jasharin si president Pretendohet përfshirje e zyrtarit të VV-së në shpërndarjen e peticionit për Murat Jasharin si president Sipas raportimit të gazetës Nacionale, në një bisedë të siguruar në rrjetin social WhatsApp, pretendohet se një zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë thirrje për shpërndarjen e një peticioni që propozon profesorin Murat Jashari për President të Kosovës. Në bisedat e publikuara, përmendet Filiz Mustafa, i cili është koordinator i degëve dhe ish-kandidat për kryetar të Komunës së Sharrit. Ai, sipas raportimit, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të VV-së që peticioni të shpërndahet sa më shumë në rrjete sociale. Megjithatë, vetë profesori Murat Jashari më herët ka deklaruar publikisht se nuk e pranon këtë ofertë. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto pretendime. Foto: width= — Dragash Info