Qendrore

Universiteti i Prishtinës certifikon 33 këshilltarë të rinj për punësim

04.08.2026. 2 min čitanja

width= width= width= width= width= width= width= Universiteti i Prishtinës ka certifikuar gjeneratën e dytë të këshilltarëve për punësim, duke përmbyllur me sukses Programin e Certifikimit Job Placement Counselling.   Në ceremoninë e mbajtur në sallën e Senatit u certifikuan 33 këshilltarë për punësim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës. Programi u realizua në bashkëpunim me Institutin Gjerman për Shkencat e Aplikuara të Këshillimit (INfaBW), Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ.   Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Arben Hajrullahu, theksoi se investimi në zhvillimin profesional të këshilltarëve për punësim është investim në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe në forcimin e institucioneve të Kosovës.   Ndërkaq, ministri Andin Hoti vlerësoi rëndësinë strategjike të ngritjes së kapaciteteve profesionale të këshilltarëve, ndërsa përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë dhe akademikë e cilësuan programin si një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të transferimit të ekspertizës ndërkombëtare në Kosovë.   Ky program synon të fuqizojë shërbimet e punësimit dhe të kontribuojë në zhvillimin e tregut të punës në vend. Për më shumë detaje: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,37,3981