Qendrore
Vrasje në Prishtinë: Një person humb jetën pas të shtënave me armë në Bregun e Diellit
Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 20:30 është raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Sali Nivica”. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Lajmin e ka konfirmuar për media zyrtari policor Enis Pllana, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe rrethanave të ngjarjes. /Dragash Info/