Qendrore

Bedri Hamza: Ende e punoj tokën e trashëguar nga babai, sivjet kam mbjellë patate, qepë e misër

27.05.2026. 1 min čitanja

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për jetën e tij jashtë politikës, duke treguar se vazhdon të merret me bujqësi dhe ta punojë tokën familjare të trashëguar nga babai.   Ai ka bërë të ditur se këtë vit ka mbjellë rreth 1.5 hektarë grurë, si dhe patate, qepë, misër dhe kultura të tjera bujqësore.   “Hera e fundit që kam dalë me traktor për të lëvruar ka qenë në pranverën e këtij viti. Kam edhe një traktor të kuq”, është shprehur Hamza.   Sipas tij, toka që posedojnë është shumë pjellore dhe e klasit të parë, ndërsa shqetësim mbetet largimi i qytetarëve nga vendi.   “Fatkeqësisht, çdo ditë ka gjithnjë e më pak njerëz. Po migrojnë si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij”, deklaroi ai në emisionin “DPT te Fidani”. /Dragash Info/