Vjosa Duraj emërohet drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren
Në kuadër të përforcimit të ekipit ekzekutiv në Komunën e Prizrenit, Vjosa Duraj është emëruar në pozitën e drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi se ky bashkëpunim synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Së bashku do të angazhohemi gjatë këtij mandati për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve të komunës së Prizrenit”, ka deklaruar Totaj. Emërimi i Durajt vlerësohet si hap drejt forcimit të administratës komunale dhe avancimit të menaxhimit të sektorit të tatimit në pronë. — Dragash Info