Vidhen dy trafo në Trepçë, dëmi deri në 80 mijë euro
Një vjedhje e rëndë është raportuar në objektet e ndërrmarrjes Trepça në Mitrovicë, ku persona të panjohur kanë arritur të marrin dy trafo, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare. Sipas njoftimit të Policisë së e Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, ndërsa vlera e pajisjeve të vjedhura, përkatësisht pjesëve të brendshme të bakrit, arrin nga 60 deri në 80 mijë euro. “Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë, ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit). Vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, ndërsa ende nuk ka informacione për persona të arrestuar lidhur me këtë rast. — Dragash Info