Lokale

U mbajt Kampi i të Rinjve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Dragashit

05.07.2026. 1 min čitanja

Në kuadër të projektit “Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore të Dragashit përmes edukimit dhe dokumentimit”, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur Kampi i të Rinjve, me pjesëmarrjen e të rinjve nga komuna e Dragashit.   Gjatë kampit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore të Dragashit, rëndësinë e ruajtjes së saj, si dhe rolin që edukimi dhe dokumentimi kanë në promovimin e identitetit kulturor lokal.   Përmes aktiviteteve edukative, diskutimeve dhe punës praktike, të rinjtë u inkurajuan të eksplorojnë historinë, traditat dhe kulturën e zonës së tyre, duke u bërë pjesë aktive e përpjekjeve për ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm.   Ky aktivitet u realizua nga AVOKO – Qendra Rinore Dragash, në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/