Qendrore

Syla kritikon PDK-në: Mos-përfshirja e Limajt, standard i dyfishtë

05.05.2026. 2 min čitanja

Gazetari dhe komentatori politik, Valon Syla, ka reaguar ndaj qëndrimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mos përfshirë në listën zgjedhore Fatmir Limajn, duke e cilësuar këtë si një standard të dyfishtë.   Sipas Sylës, mbajtja e Nait Hasanit në parti, ndërkohë që Limaj lihet jashtë, krijon një perceptim të padrejtë dhe jo konsistent brenda strukturave të PDK-së.   Ai theksoi se Limaj do të mund t’i sillte partisë rreth 12 mijë vota nga Malisheva, si dhe një komunë të tërë, duke shtuar se një kontribut i tillë është i vështirë të zëvendësohet nga figura të tjera, të reja apo të vjetra.   “Me majt Nait Hasanin, hajdukat e votave e mos me marrë Fatmir Limajn në PDK, veç po duket standard i dyfishtë. Ai bile i kish pru afër 12K vota edhe 1 komunë. Asnjë prurje tjetër e re e as e vjetër nuk besoj se kishte mundur me sjellë kaq për PDK,” ka shkruar Syla.   Tutje, ai ka theksuar se partisë i nevojitet më shumë aftësi negociuese dhe qasje më e hapur për bashkëpunim, pavarësisht se çështja duket e mbyllur nga Kryesia e PDK-së.   Syla gjithashtu ka bërë krahasim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se nëse kjo parti po arrin të rikthejë figura të rëndësishme si Vjosa Osmani, atëherë për PDK-në do të ishte më e lehtë të rikthente Limajn.   — Dragash Info