Abdixhiku: LDK dakordohet për bashkim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit të Kryesisë së partisë është arritur dakordim për bashkim me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit. Pas përfundimit të mbledhjes, Abdixhiku u deklarua para mediave, ku bëri të ditur se ndër temat kryesore të diskutimit kanë qenë lista zgjedhore, organizimi për zgjedhje dhe bashkëpunimi me Osmanin. “U dakorduam që të bashkohemi me Vjosa Osmanin, por për këtë më jepni edhe disa ditë që të shpalosim detaje të tjera…”, tha Abdixhiku. Ai nuk dha më shumë detaje rreth formës së bashkëpunimit, por theksoi se ditët në vijim pritet të ketë sqarime shtesë lidhur me marrëveshjen dhe përfshirjen në listën zgjedhore. Ky zhvillim vjen në një periudhë të rëndësishme politike, ndërsa subjektet po intensifikojnë përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit. — Dragash Info